Nis sezoni/ Kroçera me 150 turistë amerikanë dhe francezë mbërrin në Sarandë

12

Anija “Ionan Seaways” me 150 turistë të huaj vizitoi sot portin e Sarandës.

Porti i Sarandës bën të ditur se turistët e huaj nga Amerika, Franca dhe Anglia po zhvillojnë vizitë njëditore në qytetin bregdetar.

Sipas portit, turistë dhe grupe turistësh gjatë këtij sezoni do të ketë çdo javë këto ditë të para të pranverës.

Në portin e Sarandës gjatë muajit prill mbërriti kroçera “Silver Moon”, 213 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, me 387 turistë në bord dhe flamur të Bahamas. Jahti kroçerë “Emerald Azzura” me 76 turistë në bord vizitoi sot portin e Sarandës.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, Saranda është e rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.