FOTOT/ Korpusi Spitalor i Kukësit drejt përfundimit, shihni si duket spitali i ri

18

 Spitali i ri rajonal i Kukësit po kthehet në një strukturë moderne të shërbimit shëndetësor për banorët e qarkut verilindor.

Korpusi Spitalor me Urgjencën e re, Maternitetin, Pediatrinë, Kirurgjinë e shërbimin e laboratorit, është një projekt mjaft i rëndësishëm për qarkun verilindor.

Ndërtimi i spitalit po kryhet në dy faza me një vlerë totale 3 milionë euro. Faza e parë përmbante ndërtimin e Urgjencës, rehabilitimin e ish-Urgjencës që kthehet në maternitet dhe 3 sallat e reja të Kirurgjisë me të gjitha pajisjet përkatëse.

Në spital do të vendoset sistemi i ngrohjes. Sallat janë të pajisura me gjithë sistemet e ajrimit, ventilimit. Janë 3 salla kryesore, njëra i vlen organizimit për maternitetin ku do të jenë shtrimet postoperatore. Do të jenë të gjitha të veshura me strukturën përkatëse për të siguruar ambient antibakterial të sallave.