Nisma në Tiranë/ “Dhuro një xhup, ngroh një shpirt! ” 

176

Qëllimi i kësaj nisme është që t iu vijmë në ndihmë personave të cilët nuk mund të sigurojnë një xhup të ngrohtë në këtë dimër të ftohtë.

Synimi është të mbledhja e një numri të konsiderueshëm xhupash, dhe më pas shpërndarja nëpër pemët e qytetit, ku cdo person i cili ka nevojë për një të tillë mund ta marrë. Çdokush mund të kontribuojë në dhurimin e një xhupi, e në këtë mënyrë arrijmë që këtë dimër t’ua bëjmë më të ngrohtë.

Vlera e dhurimit të xhupave të përdorur është më e madhe se sa mund të shfaqet në shikim të parë. Ndikimi është shumë i gjerë, nga individi, tek komuniteti dhe mjedisi. Duke dhuruar xhupat e përdorur, ju po ndihmoni të tjerët të cilët ndoshta janë më pak të lumtur të ndihen më mirë.

Kjo nismë është bërë më përpara dhe në disa shtete të tjera të Europës dhe është menduar që të sillet dhe në Shqipëri.

Ftojme këdo që e sheh këtë postim ti bashkohet kesaj nisme

Nisma do te zhvillohet ne Tirane, me 6 dhjetor, ne sheshin Skenderbej.