Një ëndërr e bërë realitet

209

Violinisti Shkëlzen Doli do të interpretojë për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, në mbrëmjen e 4 qershorit. Nën shoqërinë e Ansamblit Popullor ai do të performojë për publikun ndjekës një muzikë të përpunuar për violinë dhe orkestër popullore. Ja çfarë shkruan ai në profilit e tij në Facebook për këtë event:

“Ëndrra ime e fëmijërisë po behet realitet: Koncert me ansamblin shtetëror te Shqipërisë. I ftoj te gjithë adhuruesit e muzikës se mirëfillt shqiptare ne këtë feste te bukur. Tirane 4. Qershor ora 20.00 (salla e operas)”