Një i ri model/ Njihuni me Skerdin e gjelave të detit

17

Pas kryerjes së studimeve për ekonomi, Skerdi Myftari ju përkushtua pasionit të tij për rritjen e shpendëve në Baldushk. Me prodhimet e tij Skerdi furnizon agroturizmet e zonës me pula dhe zogj të freskët.

Së fundmi ai është mbështetur për të zgjeruar biznesin e tij.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në bashkëpunim Help në Shqipëri nëpërmjet skemës së granteve në pajisje bujqësore ka përkrahur Skerdin me frezë dhe rimorkio për ta ndihmuar në zgjerimin e biznesit të tij rural./Poal