Njerëzit e punës/ Denada, historia e një fermereje të suksesshme

12

Në fshatin Krutje të Lushnjës, një zonë e begatë, me njerëz punëtor, gjenden shumë aktivitete bujqësore dhe investime të ndryshme, një nga ato më të suksesshme është Danish Green Garden.

AZHBR njofton se Denada Shtylla së bashku më bashkëshortin, ngritën një biznes fillimisht të thjeshtë me prodhime të veçanta të destinuara për tregun e Danimarkës, por me kalimin e kohës lindi nevoja për zgjerimin e aktivitetit dhe vendosën të aplikonin në AZHBR për të përfituar nga grantet dhe financimet e projekteve me vizion zhvillimi.

Tashmë të investuar prej vitesh në këtë sektor, Danish Green Garden rendit disa financime të përfituara nga programi IPARD-II, në ndërtim serre për prodhimet bujqësore me sipërfaqe 2.33 ha, sistemimi i rrugë-kalimeve të brendshme në serrë, ndërtim magazine dhe dhoma frigoriferike për grumbullim dhe përpunim, si dhe ruajtje të produkteve bujqësore./Poal