Një mundësi edhe për të rinjtë pukjanë, në qytetin piktoresk hapet Qendra e Inovacionit

10

Në Ditën e Rinisë, në qytetin e Pukës ka hapur dyert Qendra e Inovacionit për mbështetjen e të rinjve në zhvillimin e ideve të tyre dhe ndërtimin e sipërmarrjeve të reja.

Ky projekt synon nxitjen e të rinjve për ndërtimin e një të ardhmeje pranë vendit të tyre dhe synon përmirësimin e infrastrukturës publike dhe ofrimin e shërbimeve për të rinjtë për zhvillimin e startup-eve.

Të  rinjtë pukjanë  do mund të përdorin ambientet për trajnime, për shkrimin e planeve të bizneseve, për kalimin e kohës së lirë , për shkëmbimin e ideve, etj.

Për realizimin e këtij projekti përveç ambienteve mundësohet dhe asistencë teknike, që grupet e synuara të punojnë për idetë e tyre inovatore.