Një shqiptar mes njerëzve më të suksesshëm në Gjermani dhe Austri

6

Artisti shqiptar Gazmend Freitag është bërë pjesë e listës së personave më të suksesshëm në Gjermani dhe Austri për vitin 2022.

“Jam shumë i kënaqur që pata mundësin të ndaj historinë time personale të suksesit me Britishpedia. Kjo u botua ekskluzivisht në librin “Successful People in Germany and Austria 2022” thotë Freitag.

“Successful People in Germany and Austria” boton biografit e opinionistëve, drejtuesve dhe performuesve më të mirë në Evropë dhe konfirmon arritjet e tyre për shoqërinë.

Një hyrje bëhet vetëm me rekomandim nga njerëz të suksesshëm që tashmë janë përfshirë në Enciklopedi. Pas një interviste personale me redaktorin përgjegjës Michael Nikodemus dhe një konfirmimi të përfshirjes me një dekret pranimi, përfshihet në Enciklopedi. Për mua, pranimi do të thotë çmimi më i lartë që kam marr në jetën time deri tani.