Një tjetër kënd lojërash për vogëlushët e Tiranës, dhuratë nga Çekia

150

Një kënd i ri lojërash është dhurata për vogëlushët e lagjes “Myrteza Topi” në Njësinë 9 në Kryeqytet. Ky është këndi i 36 që ndërtohet në lagjet e Tiranës dhe i treti në Njësinë 9, i cili u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë në vendin tonë.

Këndi i lojërave dhe sheshi rekreativ në Rr. “Myrteza Topi” ka një hapësirë prej 1408 m2, nga të cilat 160 m2 gjelbërim.

Në të janë vendosur disa module lojërash për fëmijë, si dhe gjithë infrastruktura për një shesh rekreativ, përfshi stola, kosha, ndriçim etj.