Një tjetër qytet i madh del nga harta e koronavirusit, në gjithë vendin 67% e të infektuarve janë shëruar

221

MInistria e Shëndetësisë bëri me dije sot se pothuajse 67 % personave që ishin infektuar me COVID-19 rezultojnë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531. Tashmë, Fieri ka dalë nga harta e të infektuarve.

Duke filluar nga nesër datë 4 Maj do të shtohen “zonat e gjelbërta” edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit.

Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.