Njihuni me 10 vendet më të lumtura në botë, “kurorën” e mban Finlanda

55

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport ku rendit vendet më të lumtura në botë.

Sipas “World Happines Report” vendi më i lumtur në botë për të dytin vit radhazi është Finlanda, e cila ka 190 mijë liqene është i njohur për pyjet dhe saunat, shkruan CNN

Danimarka është e dyta, ndjekur nga Novegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Australia që mbyll 10 të parat.

Ndërsa në 10 vendet më pak të lumtura në botë janë Haiti, Botsvana, Siria, Malaui, Jemeni, Ruanda, Tanzania, Afganistani, Republika e Afrikës Qendrore dhe Sudani i Jugut mbyll klasifikimin.