Njihuni me pikën turistike më e vizituar në Shqipëri: Zemra e Mesdheut

187

“Mediterranean Heart”, përherë një ndalese e “detyruar” në Himarën turistike, një investim i qeverisë shqiptare i dha imazhin e dëshiruar nga të gjithë, pikës ndoshta më të lartë dhe më të bukur në Mesdhe në shumë këndvështrime. KJo eshte nder pikat me te vizituara ne Shqiperi

E cilësuar si një pikat më të bukura dhe më të veçanta në të gjithë Mesdheun që jo rastësisht u pagëzua me këtë emër, në momentin kur arkitektët e përfunduan dizenjimin e saj.

Llogoraja, për pozicionin unik që ka, si dhe për erën e favorshme ndihmon shumë në ushtrimin e këtij sporti, të përhapur shumë vitet e fundit.

Sipas të pasionuarve pas këtij sporti, fluturimi sportiv po bëhet gjithnjë e më tepër pjesë e promovimit, por edhe një resurs në rritje për turizmin.

Llogoraja, me vetëm 500 metër diferencë, është pika e dytë në botë mbi nivelin e detit e përshtatshme për fluturimin me velë.

Vlora ngërthen natyrshëm gërshetimin e sporteve të ujit me ato të ajrit, turizmin malor, arkeologjinë dhe plazhin. Ka të gjitha mundësitë të krijojë të ardhura të jashtëzakonshme nga turizmi i aventurës.