Njihuni me shembullin e Dedës, frymëzim për brezin e ri

4

DRTK Shkodër në një postim në rrjetet sociale ka sjellë eksperiencën 40 vjeçare të Ded Margjonit, një nga punonjësit më të vjetër aty.

Ded Margjoni kujton me nostalgji veprimtarinë e DRTK Shkodër ndër vite. Sipas tij, Lezha ka pësuar zhvillime dhe ndryshime rrënjësore në aspektin e investimeve në fushën e trashëgimisë, turizmit dhe kulturës, që nga dita kur ka marrë detyrën.

Ded Margjoni nisi punë si specialist konservimi në Kalanë e Lezhës në vitin 1981, duke punuar plot përkushtim dhe profesionalizëm për 40 vite.

Gjatë këtyre viteve, Ded Margjoni, ishte pjesë e shumë fushatave e misioneve arkeologjike në Lezhë dhe jo vetëm, që nga gërmimet që janë zhvilluar në pjesën kodrinore të Lisit antik nën drejtimin e një plejade arkeologësh si Frano Prendi, Koço Zhegu, Gëzim Hoxha, e prej vitesh specialist konservimi në projektin “Lugina e Drinit’ drejtuar nga dok. Etleva Nallbani.

Por, Deda ka një thirrje që u drejtohet të gjithë të rinjve, për të njohur veprimtarinë e DRTK Shkodër, në veri të vendit, trashëgiminë kulturore në këtë rajon, por gjithashtu të aspirojnë profesione të cilat janë pak ose aspak të njohura për tregun e punës.