Njihuni me shkencëtarin shqiptar që punon në rrjetin social Facebook në SHBA

49

Inxhinieri shqiptar Heraldo Memelli, ka një doktoraturë në Shkenca Kompjuterike dhe eksperienca të shumta profesionale në “Silicon Valley”. Ai është marrë me kërkime kompjuterike të neuroshkencës në projekte të ndryshme, përfshirë dhe kompaninë “IBM”. Aktualisht, ai punon për rrjetin social më të madh në botë, “Facebook”.

Heraldo e nisi rrugëtimin e tij në vitin 2004 nga Greqia, e më pas në vitin 2008 ai emigron në New York. Në një intervistë, tregon për eksperiencat, arsimimin dhe punën e tij. “U bënë pothuajse 2 vite që punoj për Facebook, si menaxher inxhinierie ku drejtoj një skuadër programuesish, të cilët janë të fokusuar tek infrastruktura”, – nis rrëfimin e tij inxhinieri i suksesshëm shqiptar.

“Filimisht shkova në Greqi, më pas shkova në New York. Në SHBA gjeta goxha mbështetje dhe gjeta mbështetjen e miqve që kishin ardhur para meje. Eksperienca në master ishte mjaft interesante, ishte një grup ndërkmbëtar dhe unë isha shqiptari i vetëm. Ishte shumë interesante përshtatja me kultura të ndryshme. Në vitin e parë u organizua një mbrëmje me gatime të ndryshme tradicionale dhe kishte shumë interes për Shqipërinë dhe të gjithë mbeten të impresionuar nga bukuria e Shqipërisë, nga deti, mallet. Pas shumë vitesh me disa prej tyre udhëtuam në Shqipëri dhe vizituam vende të ndryshme.”

Inxhinier Memelli tregon se prej kohësh ëndërronte të ishte pjesë e Facebook: “Facebook është zhvilluar shumë, ndaj dhe mua më tërhoqi të jem pjesë e ekipit tij. Për mua të jem pjesë e Facebook është një ëndërr e bërë realitet. Pasi mbarova doktoraturën vendosa të mos rrija shumë në botën akademike, por isha gjithmonë i tërhequr nga teknologjia. U zhvendosa në Kaliforni ku edhe jetoi tani dhe ndërtova eksperica që më vlejtën. Pas shumë intervistash në kompaninë e facebook më në fund fitova. Kemi një grup të vogël kolegësh që punojmë aty dhe kemi krijuar një grup “Albanian Facebook”. Besoj se rritja ime në karrierë do vazhdojë brenda kësaj kompanie. Profilin tim në Facebook e kam krijuar në vitin 2006 dhe që na ajo kohë ëndërroja të jem pjesë e Facebook dhe tani që jetoj në të njëjtin vend me CEO-n e Facebook dhe kam atë ndjesinë “ia dola”.