VIDEO/ Sthridhlja, historia e makaronave arbëreshe që datojnë që nga viti 1450

36

Një recetë që ekziston që nga viti i largët 1450, kur shkuan dhe arbëreshët e parë në Itali. Quhen Sthirdhlja dhe nënë Marieta, me gjuhën e saj arbëreshe e shpjegon më së miri si bëhen këto makarona të freskëta arbëreshe me hudhër dhe speca djegës.

Marieta përdor për këto sthridhlja një spec djegës kalabrez, i than vetë ato duke i përhapur nëpër shtëpi. Për makaronat arbëreshe ajo i vendos pak në furrë specin djegës dhe më pas e bluan.

Për të bërë brumin e makaronave Sthridhlja ajo përdor 300 g miell semolina, pak kripë dhe 150 ml ujë. Punon brumin për dhjetë minuta dhe më pas e lë të pushojë. Më pas duhet ta punojë për rreth një orë brumin për të bërë sthridhlat në formën e duhur.

Kjo recetë vjen nga emigrantët shqiptarë të shekullit të XV që sot janë komunitet arbëresh në Italinë jugore. Marieta është nga fshati arbëresh Ungër.

Më pas ajo vendos tiganin plot me vaj ulliri ekstra të virgjër, hudhra të plota dhe 5 speca djegës të tharë siç janë. Makaronat i vendos në ujë të valuar dhe i trazon herë pas here që të mos ngjiten. I hedh salcës që po përgatit dhe piper të kuq djegës. Pasi ka kulluar makaronat i bashkon me salcën dhe pjata Sthridhlja është gati.