Shkolla “Vasil Shanto” në Tiranë ka nxënës të talentuar në sport, muzikë dhe art. Ja disa prej tyre:
- Hermes Skara – Kampion kombëtar në judo, fitues i medaljeve në Greqi dhe Maqedoni.
- Tuana Çullhaj – Kampione kombëtare në judo, me tetë medalje në gara ndërkombëtare.
- Noela Sokoli – Pesë herë kampione në turne të ndryshme tenisi, nënkampione kombëtare U-18.
- Klajsi Çipi – Dy herë kampion kombëtar në tenis.
- Aisi Mjalti – Fituesja e Kupës së Verës në boks, në peshën 60 kg.
- Seard Sadushi – Kampion në Taekwondo ITF, fitues në “Tirana Open 2024” dhe Kampionatin Kombëtar.
- Eleana Gjoni – Violiniste e talentuar, e vlerësuar me disa çertifikata; shkëlqen në matematikë dhe shkencat natyrore.
- Noeli Meçani – Kitarist i talentuar me çertifikata; ekselent në lëndët shoqërore.
- Amareli Shaqiraj – Talente në artet figurative, fituese e disa çertifikatave.
- Dejvis Nikolli – Fitues i çmimeve si “Mbrojtësi më i mirë” dhe pjesë e Kombëtares U-12 në futboll.
- Anlis Pjeçi – Kampion i kategorisë së parë për U-13 në futboll, fitues i medaljeve në Itali dhe Greqi.
- Anja Kasa – Pikëshënuesja më e mirë në Kampionatin Kombëtar U-13 në basketboll.
Këta nxënës janë një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe suksesit.