Njoftim/ Sot dalin përgjigjet për fituesit e Lotarisë Amerikane

84

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, sot do të njihen me përgjigjen e saj.

Duke filluar nga dita e sotme për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrimin  duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur, për mënyrën se si do të aplikojnë për veten e tyre si dhe për anëtarët e tyre të familjes.

Qytetarët të cilët janë përzgjedhur do të mësojnë edhe datën e intervistës për vizë duke hyrë dhe lexuar tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Pasditen e kësaj të marte rreth orës 18:00, të gjithë qytetarët do mund të njihen me faktin nëse janë fitues apo jo të  “Green Card” apo siç njihet ndryshe si lotaria amerikane.