Nxitja e natalitetit/ 400 mijë lekë për beben e parë, 800 mijë për të dytin, 1.2 milionë për të tretin

249

Në përpjekje për të rritur natalitetin në Shqipërinë që në dekadat e fundit është përballur me largime masive të qytetarëve dhe ulje të lindshmërive, qeveria njoftoi sot 8, 16 dhe 24-fishimin e çekut për lindjen e çdo bebeje në vend.

Çdo fëmijë i parë i një çifti, duke filluar nga 1 janari 2019, do të marrë 8 fishin e kontributit pra 400 mijë lekë, çdo fëmijë i dytë 16 fish ose  800 mijë lekë, dhe fëmija i tretë 28 fish ose 1.2 milionë lekë

Kjo është një masë që do të aplikohet për të gjithë familjet në Shqipëri

Pasiguria në punë dhe emigrimi kanë bërë që popullsia shqiptare të tkurret ndjeshëm këto vite.

Kjo masë pritet të nxisë rritjen e popullsisë.