Opsioni i ri nga Apple mbron përdoruesit në rast se ju vidhet iPhone

7

Apple ka vendosur të shtojë një funksionalitet të ri për iPhone quajtur Stolen Device Protection i cili kufizon atë çfarë vjedhësit mund të bëjnë me një telefon ose fjalëkalim të vjedhur.

Funksionaliteti tashmë është në testim në versionin beta të iOS 17.3 dhe mund të testohet nga zhvilluesit.

Funksionon duke përdorur një kombinim të vendndodhjes, skanime biometrike dhe vonesa kohore duke i dhënë mundësi viktimës të bllokojë aksesin për personat e paautorizuar dhe të mbrojnë të dhënat.

Stolen Device Protection synon të bllokojë një praktikë të zakonshme mes vjedhësve të iPhone në hapësirat publike të cilët shikojnë përdoruesit kur vendosin fjalëkalimet e tyre përpara se të vjedhin vetë pajisjen.

Në raste të tilla vjedhësi mund të ndryshojë fjalëkalimin e Apple ID, të çaktivizojë Find My, të shtojë një çelës rikuperimi dhe të formatojë plotësisht telefonin për ta rishitur përpara se viktima të veprojë.

Për shembull pa Stolen Device Protection të ndezur, një vjedhës me fjalëkalimin e telefonit mund ta përdorë për të ndryshuar fjalëkalimin e Apple ID duke bllokuar qasjen e përdoruesit në pajisje.

Por me funksionalitetin e ri të aktivizuar, telefoni do të kërkojë një skanim të Face ID or Touch ID nëse telefoni është në vende jo të zakonshme të përdoruesit të tij si puna apo shtëpia.

Wall Street Journal tha se Apple planifikon tu kërkojë përdoruesve të aktivizojnë funksionalitetin në iOS 17.3.

/pcworld.al