Prodhimi i vajit të ullirit, trend rritës

1

Prodhimi i vajit të ullirit është traditë mjaft e vjetër në Shqipëri, por vitet e fundit ai ka fituar një vëmendje të shtuar.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se Shqipëria ka një tokë dhe një klimë të bekuar për këtë kulturë bujqësore.

Referuar të dhënave zyrtare mesatarja e prodhimit të vajit të ullirit në Shqipëri shënon 15 mijë deri në 18 mijë tonë prodhim, një pjesë e konsiderueshme e këtij prodhimi konsumohet në vend, por nuk mbetet pas në shifra edhe eksporti që shënoi rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2022.

Ekspertët shprehe se, në agrofondin e ullishtarisë shqiptare, deri në vitin 1940 ishin të regjistruara 1.5 milionë rrënjë ullinj, kryesisht me moshë të madhe, të mbjella në toka jo shumë produktive. Në fund të viteve ’80, ullishtaria numëronte rreth 5 milionë rrënjë, ndërsa sot numri i pemëve të mbjella arrin në 12 milionë.

Përfaqësues të shoqatës së prodhimit të vajit të ullirit shprehen se nga viti në vit është rritur interesi për prodhimin e vajit të ullirit me standard dhe cilësi, krahas shtimit të mbjelljeve të reja me ullinj që po  vazhdon edhe këtë sezon dhjetori.

/ata.gov.al