OSSH: 459 konsumatorë vetëprodhues të energjisë gjatë 8-mujorit

2

Për periudhën janar-gusht të këtij viti, janë 459 subjekte me statusin vetëprodhues të energjisë të miratuar për lidhjen në rrjetin e shpërndarjes OSSH, të cilët kanë instaluar impiante fotovoltaike për vetëkonsum me një kapacitet total të instaluar rreth 40 MWp.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bën të ditur se ky është tregues pozitiv i qasjes për energji të rinovueshme.

Në total janë aktivë 1235 abonentë vetëprodhues.

Sipas OSSH-së, 59 % e këtyre konsumatorëve ushtrojnë aktivitetin në rajonet Tiranë, Durrës, ku nga kjo kategori prodhuesish, 71 % janë subjekte private, 27 % subjekte familjare dhe 2 % buxhetorë.

/ata.gov.al