Të rinjtë durrsakë promovim destinaconit turistik Lalëz-Kuraten, në Ishëm

0

Bashkia e Durrësit me mbështetjen e projektit “Bashkitë për në Evropë” organizoi fundjavën që lamë pas me të rinjtë durrsakë itinerarin tematik ecje dhe ngjitje me destinacion Lalëz – Kuraten, në zonën e Ishmit.

Ky itinerar me gjatësi rreth 10 km, përshkon të gjithë rivierën e kësaj zone, duke ofruar një pamje piktoreske mjaft të rrallë.

Turi kalon nëpër kodrat që janë pranë detit Adriatik dhe duke përshkruar disa fshatra të zonës e një peizazh të mrekullueshëm detar e kodrinor.

“Itinerari shërben si promotor i mbrojtjes dhe ruajtjes së burimeve dhe vlerave të pazëvendësueshme natyrore të zonës, si edhe promovimin e mënyrave aktive të lëvizjes dhe jetës së shëndetshme”, tha bashkia e Durrësit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, që në fokus tematikë këtë vit kishte “Kurseni Energjinë”.

Ishmi ndodhet 50 km larg Durrësit dhe është njësia administrative me relievin më të bukur në qarkun e Durrësit. Në Ishëm takon detin me plazhet e Gjirit të Lalësit dhe Kepit Rodonit si dhe kodrat e gjelbëruara me një florë dhe faunë mjaft të pasur.

Por në këtë njësi administrative ndodhen dhe një numër objektesh historike të një rëndësie të veçantë. Kalaja e Ishmit është njëra prej tyre.

/ata.gov.al