Panairi/ Bimët mjekësore “Made in Albania” në Gjermani

175

5 kompani shqiptare po marrin pjesë në panairin e bimëve mjekësore dhe ushqimit organik që po zhvillohet në Nuremberg, Gjermani, BIOFACH 2020.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) bëri të ditur pjesëmarrja në këtë panair luan një rol të rëndësishëm në promovimin e Shqipërisë si destinacion me potencial shumë të madh zhvillimi për bimët mjekësore dhe prodhimet organike.

Po ashtu, sipas AIDA-s, kompanive pjesëmarrëse u krijohet mundësua e takimeve me kompanitë e interesuara për partneritet

BIOFACH është një ngjarje e rëndësishme biznesi në sektorin e bimëve mjekësore dhe ushqimit organik, ku këtë vit marrin pjesë rreth 4000 mijë ekspozues nga e gjithë bota. Ky event zhvillohet për të 30-ën herë radhazi dhe shihet si një histori suksesi e jashtëzakonshme. BIOFACH pritet të krijojë mundësi për bashkëpunime dhe shtrirje në tregjet e huaja, promovimin e Shqipërisë si destinacion me potencial shumë të madh zhvillimi për bimët mjekësore dhe prodhimet organike, por edhe si një mundësi për lidhjen e kontratave të reja mes kompanive pjesëmarrëse.

AIDA, në bashkëpunim me Risi në kuadër të pjesëmarrjes në këtë panair, përgatitën broshurën “Enjoy Bio Albania”, e cila përmban informacion mbi zhvillimin e sektorit të bimëve mjekësore dhe aromatike në Shqipëri, si edhe informacion të përgjithshëm për 5 kompanitë pjesëmarrëse në panair.

Bimët mjekësore “Made in Albania” zënë një vend të rëndësishëm në eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja, e më së shumti në tregun amerikan dhe atë gjerman.

Eksportet e bimëve mjekësore zënë gati 30 % të eksporteve bujqësore, ndërsa në vlerë llogariten 45 milionë dollarë në fund të 2018.