Papa Françesku zgjedh një shqiptare, për postin e rëndësishëm në Vatikan

83

Papa Françesku ka emëruar profesoreshën  e Kolegjit të Drejtësisë të Universitetit St. Thomas, Dr. Roza Pati, për të shërbyer në Dikasterin e Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor.

Ajo gjithashtu mbante postin e Drejtoreshës Ekzekutiv në një program për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut dhe Themeluese e Akademisë së Trafikimit Njerëzor John J. Brunetti.

Sipas letrës Apostolike, “Ky Dikaster do të jetë kompetent veçanërisht në çështjet që lidhen me migrantët, ata në nevojë, të sëmurët, të përjashtuarit dhe të margjinalizuarit, të burgosurit, të papunët, si dhe viktimat e konfliktit të armatosur, katastrofave natyrore, dhe të gjitha format e skllavërisë dhe torturës”.

Emërimi i Dr. Roza Pati nga Papa Françesku si anëtare e Dikasterit për Zhvillimin Integral Njerëzor u parapri nga emërimi i saj nga Papa Benedikti XVI për të përfaqësuar vetëm Shtetet e Bashkuara si Anëtare e Këshillit Papnor për Drejtësi dhe Paqe (2012 – 2017).