Papunësia në nivelin më të ulët historik 10,7%, në 2025-ën synohet 9,8%

3

Tregu i punës vijon të jetë një pikë e fortë e ekonomisë shqiptare.

Papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët historik në 10,7%, ndërsa parashikohet që në vitin 2025 të ketë një nivel njëshifror të papunësisë në masën 9,8% dhe që do të thotë se kjo është hera e parë në tri dekadat e fundit që Shqipëria ka një normë papunësie të tillë.

Ekonomia shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë fuqi punëtore, një dinamikë që mund të na ndihmojë në vijimësi për menaxhimin më efektiv të çështjeve demografike.

Një rol të rëndësishëm natyrisht ka edhe sipërmarrja private, e cila duhet të reflektojë të njëjtat dinamika me rritjen e pagave, ashtu siç është bërë edhe në sektorin publik.

Duhet të kuptohet që një pagë më e lartë do të thotë vende pune më tërheqëse, do të thotë një forcë pune e mirëpaguar dhe që është e gatshme të jetë më produktive për ekonominë.

Referenca: ata.gov.al