Parku Arkeologjik i Fierit tashmë me aplikacion dhe tur virtual 360 gradë

35

Për të apasionuarit e Parkut Arkeologjik të Fierit, tashmë në dispozicion të tyre është edhe një aplikacion i ri që ofron vizitë virtuale në 360 gradë.

Aplikacioni është pjesë e bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me Fondacionin SIG dhe është pjesë e programit të qeverisë shqiptare për digjitalizimin e aseteve kulturore në vendin tonë.

Ky projekt sjell edhe një risi tjetër për Apoloninë, që është aplikacioni në dy platforma të mëdha android dhe IOS. Eshte integruar turi virtual në 360 gradë brenda aplikacionit, janë integruar edhe monumentet e objektet që ofron Apolonia të cilat mund të shihen e dhe me përshkrimet e përshtatshme.

Ky aplikacion i vjen në ndihmë çdo operatori turistik, duke krijuar mundësinë e informimit paraprakisht mbi atë se çfarë pret një turist të shohë në Parkun e Apolonisë dhe është një instrument shtesë atraktiv.

Aplikacioni i ri, bëhet për herë të parë për parqet arkeologjike në vendin tonë. Implementimi i tij në Parkun e Apolonisë sjellë afër publikut dhe vizitorëve, monumentet dhe ambientet e këtij parku veçanërisht sot në kushtet e situatës së pandemisë. Por vizitën virtuale 3D të Parkut të Arkeologjik mund ta shoh çdo kush që është i interesuar dhe dëshiron të mësojë e shoh më shumë nga ky park.