Mandarinat shqiptare, “mbreti” i kësaj stinë edhe përtej kufijve

22

Eksporti i mandarinave ka shënuar rritje të ndjeshme në javët e para të muajit dhjetor.

Sektori i agrumeve në Shqipëri është një tjetër grup me rekorde pozitive të prodhimit dhe eksporteve në strukturën e sektorit bujqësor, që është shumëfishuar në shifra reale në këto vitet e fundit.

Sipas statistikave zyrtare nga qendra e eksporteve Vlorë, eksportet e mandarinave gjatë javës 11-17 dhjetor 2020, kapën shifrën e mbi 1600 tonëve. Ndërkohë që sasia e eksporteve të këtij agrumi në një ditë shkon deri në 400 tonë.

Tregjet kryesore ku eksportohen mandarinat janë në Kosovë, Maqedoni e Veriut, por është konsoliduar tashmë eksporti i tyre edhe drejt Bosnjë Hercegovinës, Serbisë e Ukrainës.

Vitet e fundit prodhimi i agrumeve është trefishuar në mbi 50.882 tonë, kundrejt 13.336 tonëve që ishin në 2010.

Ndërsa prodhimi i mandarinave në harkun e 9 viteve u rrit në shifra dyshifrore.