Pas 25 vitesh pritje, Lindita sjell në jetë fëmijën e parë në Maternitetin “Koço Gliozheni”

51

Pas 25 vitesh pritje, Lindita ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Fëmija dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë falë përkujdesjes së mjekëve të këtij Materniteti.

Pas 25 vitesh pritje, Lindita ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe ky është gëzimi më i madh i jetës për familjen Gjoshi nga Tirana. Falë përkujdesjes së stafit mjekësor në Shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”, operacioni ka shkuar shumë mirë dhe Deoni i vogël gëzon shëndet të plotë.

Përgëzohet ekipi i mjekëve Dr. Kastriot Dallaku, Dr.Elona Belaj, Dr. Julia Bleta, Dr.Vasilika Cina, Dr.Irald Çela, infermieret Fabiola Ruçi dhe Elona Llupo.

/ata.gov.al