Pas Budapestit, edhe Praga do të ketë një shesh me emrin “Skënderbej”

25

Si në shumë kryeqytete të botës, edhe në kryeqytetin çek Pragë do të ketë një shesh “Skënderbej”.

Këshilli Bashkiak i këtij qyteti ka vendosur për t’i dhënë një prej shesheve kryesore emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Tre muaj më parë u përurua në Budapest busti i heroit tonë, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Parkun Qendror të kryeqytetit hungarez.

Busti u vendos përballë memorialit të bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadi.