Pas Italisë, një tjetër shtet i rëndësishëm i BE jep dritën jeshile për njohjen e patentave

68

Pas marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të patentave me Italinë, drita jeshile është dhënë dhe për Gjermaninë.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e jashtme e Shqipërisë.

Ky konsiderohet një lajm i mirë për shqiptarët në Gjermani të cilët së fundmi kanë iniciuar edhe një peticion online për këtë çështje. Ky peticion pas dy muajsh do i dorëzohet Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Aktualisht, procedurat për nisjen e procesit të njohjes së ndërsjellë të patentave ka ngelur në kuadrin e kërkesës nga pala shqiptare. Për momentin njihen vetëm lejedrejtimi ndërkombëtare të cilat janë të vlefshme për periudhën kohore për të cilën lëshohen. Ligji vendas nuk e lejon konvertimin e lejes së drejtimit shqiptare në leje drejtimi gjermane. Shqiptarët që janë rezidentë në Gjermani duhet tu nënshtrohen testimit për tu pajisur me këtë dokument. Ndërsa përsa i përket automjeteve me targë shqiptare, lejohet të qarkullojnë në Gjermani për një vit. Pas një viti, personi që posedon mjetin duhet tu nënshtrohet pagesës së të gjitha taksave të qarkullimit rrugor.