Pasaporta shqiptare në 1937: Mos përbuz gjuhën e nënës, çdo shqiptar është vëllai yt

295

Kjo është padyshim pasaporta më e fuqishme dhe atdhetare shqiptare, të paktën nëse i referohemi se çfarë shkruhej në brendësi të saj.

Pasaporta shqiptare në kohën e mbretit Zog, ka patur disa veçori që sot nuk janë më.

Pasaporta të nxit për ta dashur vendin, nderuar gjuhen, për t’iu bindur ligjeve dhe për të dashur çdo shqiptar

PO.AL sjell çfarë përmbante pasaporta në brendësi bashkë me një kopje, e cila është e njohur për shqiptarët.

Këto 6 këshilla të shkruara brenda saj janë vertete inkurajuese dhe patriotike

Ja çfarë shkruhej në të:

1.Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

2. Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

3. Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

6. Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.

Përgatiti: PO.AL