Pellazgët ose Ilirët/ Enigma e popullit më të lashtë të Europës

694

Pellazgët, popull i lashtë, paraardhësit e të gjithë popujve indo-europianë, ky është populli që mendohet se ka iluminuar dhe i ka dhënë kulturën Europës. Fatkeqësisht, për ta shumë pak dihet.

Alfabeti i këtij populli misterioz quhet Pellazgjik, nga qytetërimi që e krijoi atë. Diodorus Siculus na informon se poetët para Homerit shpreheshin pikërisht me atë alfabet, dhe nga i njëjti burim mësojmë se, po ai shkrim është përdorur të paktën 10 shekuj para Krishtit. Po kështu, Diodorusi shkruan se ata ishin të parët që e sollën alfabetin e tyre në Itali, ashtu si dhe në pjesën tjetër të Europës, duke praktikuar më tej përshtatje dhe përmirësime.

Edhe Plaku Plin konfirmon informacionin e Diodorusit.

Virgjili, tek “Eneida”, shkruan:

“Thuhet se banorët e parë të Italisë sonë ishin Pellazgët”.
Nga autorët e lashtë kemi mësuar se përpara ardhjes së grekëve, ata territore njiheshin si Pellazgjia. Po kështu, burime të shumtë na informojnë se, grekët mësuan nga pellazgët jo vetëm artin e punës me metale, të ndërtimit të mureve, por ata edhe mësuan, duke e përmirësuar më tej, mënyrën e tyre të të shkruarit, si dhe krijuan një hyjni të tyre.

Shumë popullsi, u kanë dhënë vendit të tyre emrin e pellazgëve.

Pausanias (Arkadia, VIII, 1, 4, 6) shkruan: Arkadianët thonë se Pellazgu ka qenë lindur fillimisht në Arkadia. Duke qenë se Pellazgu u bë mbret, vendi u quajt Pellazgjia në nder të tij.

Pindari (Carminia, Fragmenta Selecta 1, 240) thotë: Duke sjellë një dhuratë të bukur, toka bëri qenien e parë njerëzore, “Divine pelasgus” (Pellazgun hyjnor), i lindur në Arkadia, shumë kohë përpara se të bënte Hënën.

Homeri i përmend Pellazgët mes aleatëve dhe trojanëve (Iliada, II, 840-843) dhe rrëfen se Akili i lutej “Zeusit Pellazg të Dodonës” (Iliada, XVI, 223). Homeri i përmend gjithashtu si POPULL i Kretës (Odisea, XIX, 177).

Historiani Ephorus raportin për një libër të Hesiodit, që dëshmon për traditën e pellazgëve në Arkadia, dhe zhvillon teorinë se ai ishte popull luftëtarësh nga një tokë që kishte aneksuar dhe kolonizuar të gjithë rajonin e Greqisë, për të cilin flasin autorët e lashtë, nga DOdona në Klai e deri në Triadën e Italisë

Mund të vazhdojmë pafundësisht me citimet për pellazgët, dhe në secilin rast do të mund të konkludonim se qytetërimi në terma të përgjithshëm ka nisur me Pellazgët, por pyetja kryesore që ngrihet është: Cilët ishin ata?

Nermin Vlora Falaski, në librin e saj “Gjuha dhe trashëgimitë gjenetike” ka deshifruar mbishkrime pellazge dhe etruske me gjuhën e sotme shqipe. Kjo do të vërtetonte se shqiptarët (pasardhës të ilirëve) janë pasardhësit modernë të pellazgëve, një prej qytetërimeve më të lashtë në Europë.
Për shembull, në Itali ekziston lokaliteti i TOSCHI (Toskana), dhe vini re, “Toskëria” në Shqipërinë e jugut.

Vini re: Shumë autorë mbështesin idenë se fjala Tosk, është sinonim i “DHE”, shqiptarët modernë përdorin ose fjalën “Dhe” ose “Tokë” për të thënë “TOKA”.

Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin parardhësit e ilirëve.