Festa e shqipes ndez Libofshën

132

Këto ritme dhe tradita shoqërojnë myzeqarët në gëzime e festa.

Muzika e Sazexhijve ishte kolona zanore e Festës së Shqipes në Libofshë të Fierit ku u prezantuan më të mirat e trashgimisë kulturore e shpirtërorë të banorëve të zonës, krahas prodhimeve të tokës ku ata jetojnë.

Këta e Burra e gra janë mbartës të traditës popullore.

Pasionin kërkojnë tua kalojnë edhe më të rinjve.

Për studiuesit, Libofsha është një prej qendrave kryesore të ruajtjes së vlerave etnokulturore të Myzeqesë.

Festa tradicionale në fshatin e Libofshës këtë vit përkoi me 110 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në zonë, Por shërbeu për shpalosjen e të gjitha vlerave historike e kulturore.

Libofsha me rreth 10 mijë banorë, është një nga tri fshatrat e përzgjedhur në kuadër të projektit “100 fshatrat”  për zhvillimin e turizmit