Pensionistja që end qilima e sixhade në Kukës duke ndërthurur matematikën me gjeometrinë

32

“Artizane e Lumës” nuk po flasim për këngën e Hafsa Zyberi por Hate Orën, e cila edhe pse në pension ende me shumë dashuri dhe profesionalizëm end qilima e sixhade.

“Me këtë punë që fëmijë hallat e mia bënin pajën. Kam qenë shumë kureshtare të mësoja gjithçka që në atë kohë. Pastaj fillova shkollën, më prefesionoi më tepër.”

Hate Ora tregon se endja është art më vete, e kombinuar më së miri me matematikën dhe gjeometrinë.

“Gjeometria ka gjithçka të bëjë me këtë lloj pune. Nga endja, nga përbërja e fijes, e pambukut dhe gjithçka lidhet me matematikën”.

Puna nis nga përllogaritja e kuadrateve në letër, e më pas i hedh në sixhade apo qilim.

“Figura gjeometrike, kjo lulja është e hershme.”

Sixhadet me motivet tradicionale ku spikasin ngjyrat e ndezura lulet e bjeshkëve si dhe simbolet kombëtare janë ato që kërkohen më shumë nga klientët e  huaj.

“Kjo është një shqiponjë dhe me emrin e porositësit.”

Punimet e Hatës kanë kapërcyer oqeanin. Ato janë vlerësuar nder 30 punimet më të mira në një konkurs në Amerike.

“Punimet e mia kanë shkuar deri në Amerikë dhe kanë hyrë në tridhjetëshen botërore.”

Siç e ka ruajtur sixhaden që ka punuar më të ëmën kur ishte ende fëmije, ashtu ruan edhe një qilim që ka punuar me vajzën e saj e nuk do ta shesë.

“Pasi kreva shkollën, kam bërë këtë punim. Modelin e kam parë në një shtëpi, që e kishin sjellë nga Turqia në vitet e hershme. E kam marrë prej asaj, e kam nxjerrë ne letër melimetrike dhe pastaj e kam bërë, me ngjyra që mezor gjendeshin në atë kohë. E kam bërë me age”.

Por vajza do t’a trashëgojë në breza.

“Vajzës time ia kam trashëguar. Edhe nuset kanë mësuar.”

Ndryshe nga shumë profesione të tjera që intersi i të rinjve është i vogël, për endjen në këtë është në rritje.

/abcnews.al