Përfitimet që merrni nga uthulla e mollës

8

Uthulla e mollës është një nga produktet më të popullarizuara. Është efektive jo vetëm në shëndet, por edhe pastrim gjithashtu. Por cilat janë përfitimet e uthullës së mollës, sipas shkencës? CNN pyeti shtatë ekspertë dhe shikoi dhjetëra studime për të sjellë këto fakte.

Së pari uthulla e mollës ul sheqerin në gjak

Dietologia Carol Johnston ka studiuar efektet e acidit acetik, përbërësi kryesor i uthullës, në nivelet e glukozës në gjak, që nga viti 2004. Studimet e bëra tregojnë se acidi acetik, mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit të ulin sheqerin në gjak.

Mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Uthulla e mollës ndihmon personat që i janë ushtruar një regjimi ushqimor, të humbin më thjeshtë kilogramët e padëshiruar. Studimi më i përhapur në lidhje me këtë efekt, është trajtimi 12 javor. Efektet janë peshë më të ulët trupore, bel më i hollë, dhe më pak yndyrë. Megjithatë kilet e humbura në numër, nuk janë shumë, 2 deri në 4 kilogramë në 3 muaj.

Por nëse e kombinoni atë me një dietë të shëndetshme dhe stërvitje, efektet do të jenë më të mëdha. Dietologët sugjerojnë përdorimin e uthullës balsamime në sallata. Nëse doni ta konsumoni në një mënyrë tjetër, mund të hidhni 2 lugë uthull në një gotë me ujë. Por mos e teproni me masën, pasi uthulla e mollës gërryen smaltin e dhëmbëve.

Ndihmon në ruajtjen e ushqimeve.

Për vite me radhë, uthulla është përdorur për të ruajtur turshitë. Tashmë njihet edhe si një ruajtës natyral për mishin e përpunuar. Shumica e turshive në shtëpi përdorin 5% uthull të bardhë të distiluar sepse nuk ndikon në ngjyrën e perimeve apo frutave, por uthulla e mollës është një zgjedhje popullore për shkak të aromës së saj të ëmbël.

Ndihmon për shërimin e pickimeve të insekteve. Uthulla e mollës, është një ilac natyror për shërimin e pickimeve të insekteve, infeksioneve të lëkurës, një mënyrë e mirë për të luftuar morrat dhe zbokthin.

Uthulla, është gjithashtu një pastrues i mirë.

Për shkak të vetive antimikrobike të uthullës së mollës, shpesh sugjerohet si një pastrues natyral për shtëpinë. Acidi është efektiv kundër mykut

/lajme.al