Përfundon procesi i legalizimin në lagjen numër 1 në Bathore

39
Përmbyllet procesi i legalizimit në lagjen numër 1 në Bathore. Drejtoria Vendore e Kadastrës Kamëz-Vorë ka evidentuar në këtë bllok mbi 1258 objekte informale për të cilat është vetëdeklaruar dhe ka përfunduar shqyrtimi administrativ, duke shpërdarë 100 lejet e fundit, për banorët e kësaj njësie.
“Njoftohen të gjithë banorët e tjerë kësaj njësie që kanë ndërtuar objektet e tyre deri në maj të vitit 2020 dhe ende nuk kanë deklaruar, të aplikojnë në e-albania për përfshirje në procesin e Legalizimit“, njofton Kadastra Shqiptare.
Kushdo që posedon një objekt informal në këtë zona dhe nuk është evidentuar nga specialistet e ASHK, për çdo paqartësi apo asistence, të dërgojë në rrugë postare, në Drejtorinë Vendore Kamëz-Vorë kërkesën për rishqyrtim.