Perimet e Fierit dhe Lushnjes, rekord eksportesh në vendet e BE gjatë nëntorit

35

153 trajlerë me prodhime bujqësore janë eksportuar në 8 shtete të BE-së dhe rajonit, gjatë javës së fundi të nëntorit, nga tre qendrat e grumbullimit në Lushnjë, Fier dhe Vlorë.

Lindita Kondi, përgjegjëse në qendrën e eksporteve në Vlorë, tha për ATSH-në, “prodhimi në sera po vijon të udhëheq eksportet bujqësore, ndonëse jemi në nëntor jashtë sezonit tradicional bujqësor”.

Sipas saj, për periudhën 20-26 nëntor 2020, shënohet rritje e eksporteve në një total në shifrën e 3 193 tonëve. Nga të cilat domate, spec, kastravecin, kungujt e mashurkat, janë eksportuar përkatësisht sasitë 750 tonë, 262 tonë, 748 tonë, 66 tonë dhe 13 tonë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, eksportet bujqësore nga këto tre  qendra janë rritur këtë vit me rreth 7% dhe gjeografia e shteteve është zgjeruar me 4 vende të BE-së, Slloveni, Bullgari, Belgjikë, Rumani, krahas Kroacisë, Italisë, Serbisë, e Kosovës .