Perimet shqiptare super të kërkuara, 182 trajlerë u eksportuan në 10 shtete të BE-së në javën e dytë të dhjetorit

21

182 trajlerë me prodhime bujqësore janë eksportuar në 10 shtete të BE-së dhe rajonit, gjatë javës së dytë të dhjetorit të këtij viti, nga tre qendrat e grumbullimit në Lushnjë, Fier dhe Vlorë.

Për periudhën 11-17 dhjetor 2020, shënohet rritje e eksporteve në një total në shifrën e 3 800 tonëve. Nga të cilat domate, spec, kastravec, lakër, kunguj, presh janë eksportuar përkatësisht sasitë 610 tonë, 242 tonë, 450 tonë, 71 tonë, 11 tonë dhe 87 tonë presh.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, eksportet bujqësore nga këto tre  qendra janë rritur këtë vit me rreth 5% dhe gjeografia e shteteve është konsoliduar me rritjen e kërkesës për këto produkte.

Prodhimet tona tha Kondi po eksportohen në vendet e rajonit she ato të BE-së si Slloveni, Bullgari, Belgjikë, Rumani, Austri, Itali, Greqi Gjermani etj.