Përkujtohet Koto Hoxhi, rilindas dhe një nga themeluesit e teatrit shqiptar

6

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot Koto Hoxhin (Kostandin Hoxhi, 1824-1895). Koto Hoxhi ishte veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit e i kulturës shqiptare, Mësues i Popullit. Lindi në Qestorat të Lunxhërisë (Gjirokastër), ku më pas punoi si mësues i shkollës së mesme në gjuhën greke, duke dhënë fshehurazi shqipen.

Më 1879 mori pjesë në komisionin e posaçëm të Komitetit të Stambollit, që u formua për shqyrtimin e çështjes së alfabetit, ku mbrojti variantin e hartuar nga Sami Frashëri, si dhe në botimin e “Alfabetares” së Stambollit.

Koto Hoxhi njihet gjithashtu si një nga themeluesit e teatrit shqiptar. Më 1874 organizoi shfaqjen e parë teatrale me subjekt nga dasma e Lunxhërise me trupën e nxënësve të shkollës normale “Ta Zografia” të Qestoratit.

Për veprimtarinë e tij patriotike u burgos dhe u përndoq nga qeveria osmane dhe kisha fanariote.

/ata.gov.al