Përmbledhja me lajmet pozitive të ditës së sotme

98

1- Ura e vjetër e Lezhës, rikonstruktohet monumenti i kulturës mbi lumin Drin

Ura e vjetër mbi lumin Drin në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës është drejt përfundimit. Bashkia ka realizuar rikonstruksionin e urës në të gjithë elementët e amortizuar, duke e bërë të kalueshme brenda çdo standardi… më shumë

 

2- Vatikani flet shqip për Skënderbeun/ Nga Dua Lipa te Inva Mula, të famshmit shqiptarë koncert madhështor

Viti jubilar i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu mblodhi mbrëmjen e sotme në një koncert të madh festiv emrat më të sukseshëm të artit shqiptar në botë nën moton “Bashkuar në muzikë në kujtim të Skëndërbeut”… më shumë

 

3- ‘Vuloset’ projekti, hekurudhë për të lidhur Shqipëri-Greqi

Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinje që kanë shumë çështje për të zgjidhur me njëra-tjetrën, por tashme do jene me afer. Bëhet fjalë për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhë dy vendet dhe do të zbatohet përmes linjës Follorinë-Kristalopigi-Pogradec… më shumë

4- Kalon nga Shqipëria, ja kur ndërtohet gazsjellësi i dytë më i rëndësishëm i Europës Juglindore

Kompania për ndërtimin e tubacionit të Adriatikut Jon (IAP) do të jetë funksionale për pak javë. Kjo u bë e ditur nga Zarko Djuranoviç, Drejtor i Departamentit të Energjisë dhe Konsulencës në kompaninë Bonus të Malit të Zi… më shumë

 

5- Njihuni me Dean, 7-vjeçarja rikthehet në bankat e shkollës

Pas identifikimit në situatë rruge të 7-vjeçares, Agjencia Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve ka mundësuar rikthimin e saj në bankat e shkollës. Dea u identifikua në situatë rruge nga strukturat e mbrojtjes së fëmijëve në Elbasan… më shumë

6- Skënderbeu shkon në Gjirokastër, një shqiptaro-amerikan në rolin e heroit kombëtar

Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ditën e mërkurë datë 21 nëntor 2018, ora 18:00, në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër, do të shfaqet poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”… më shumë

7- Televizioni publik Austriak dokumentar për Shqipërinë: Një Eden i fshehur!

Televizioni publik Austriak ORF 2 do të shfaqë sot në mbrëmje për herë të parë një prej dokumentarëve më të mirë të realizuar ndonjëherë mbi natyrën shqiptare. Dokumentari do të shfaqet në gjuhën gjermane me titra në gjuhën angleze… më shumë

8- Nga Italia në Bradashesh të Elbasanit, njihuni me doktor Kleanthin

Doktor Kleanth Çimi, është rikthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në sistemin e shëndetësisë në Shqipëri. Doktori është diplomuar në Itali dhe është rikthyer në vendin tonë për këtë punë… më shumë