Skënderbeu shkon në Gjirokastër, një shqiptaro-amerikan në rolin e heroit kombëtar

105

Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ditën e mërkurë datë 21 nëntor 2018, ora 18:00, në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër, do të shfaqet poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në rolin e Skënderbeut do të luajë aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Xhevat Limani, ndërsa në rolin e Donikës, sopranoja e talentuar Era Hoxha.

Kjo shfaqje organizohet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, me mbështetjen e institucionit të prefektit të qarkut të Gjirokastrës.