Përurohen ambjentet e reja të Liceut Artistik ”Jordan Misja”

568

14721520_10154671963626926_5614745612259987893_n

Nga sot, artistët e ardhshëm të Liceut Artistik “Jordan Misja” do të mësojnë dhe ushtrojnë talentin e tyre në ambiente e kushte dinjitoze. Bashkia e Tiranës përfundoi projektin e rikonstruksionit të plotë të godinës së shkollës së artistëve, ambientet e reja u përuruan sot.

Liceu Artistik “Jordan Misja” është krijuar në janar të vitit 1947. Aktualisht aty mësojnë rreth 900 nxënës të profilizuar në degët e arteve figurative dhe muzikore, si dhe klasat e përgjithshme. Ndërhyrja në shkollë u realizua me investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa rikonstruksioni ka prekur fasadën kryesore, fasadat e brendshme për shkak të lagështirës, hidroizolimin e kateve, tualetet, dyert e dritaret, sistemin e mbrojtjes kundër zjarrit, ngrohjen e shkollës, gjelbërimin e territorit të jashtëm si dhe terrenet sportive.

3-199-620x350 74_big 75_big 14572269_10154671963381926_6100700875662908672_n 14572254_10154671963491926_5159265041634757619_n 14600895_10154671963606926_1247544295726807995_n 14633086_10154671963521926_5331932231149211853_n 14724569_10154671963376926_8046601715152034143_n