”Një ndalesë një verifikim”, lehtësi për kalimin në kufi

246

kufit-3007161-jp2

Në mbledhjen e fundit, qeveria miratoi lehtësimin dhe formalizimin e proçedurave për kalimin në pikat e kalimit kufitar, si për personat ashtu edhe mjetet, sipas parimit “një ndalesë një verifikim”.

Për herë të parë çdo shtetasi që do të ndalohet për verifikim dhe intervistim në vijën e dytë, do t’i jepet një dokument mbi arsyen e ndalimit, në gjuhën e kombësisë së tij.

Ligji i ri për kontrollin kufitar synon shmangien e burokracive mes autoriteteve në pikat e kalimit kufitar, për të evituar radhët dhe vonesat e qytetarëve.

Burimi: dita.al