Plazhi i Gjipesë, “margaritari i fshehur” i Shqipërisë gati për pushuesit

18

Plazhi i Gjipesë, i cilësuar si një nga “margaritarët e fshehur” të Shqipërisë, është një ndër plazhet më të bukura të rivierës shqiptare. Vizitorët mund të shkojnë atje me anije ose makinë.

Plazhi i Gjipesë i njohur ndryshe edhe si kanioni i Gjipesë, nis që nga rruga nacionale, mes fshatit Ilias dhe Jal dhe përfundon në bregdet, duke krijuar një oaz përrallor në bregun e Jugut.

Ky plazh përrallor të ofron mundësi gjatë ditës për t’u larë në ujin e kristaltë, për të ecur në kanionin e saj, ku herë pas here formacione të ndryshme shkëmbore krijojnë pamje mahnitëse, por është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yjet vezullues.

Shqipëria rezulton të jetë një ndër vendet që ka më pak të prekur me COVID-19, për shkak edhe të masave të shpejta që u ndërmorën nga autoritetet.

Si rezultat, qeveria ka paralajmëruar hapjen e kufijve shumë shpejt, ndërsa pret që në fillim të muajit qershor të nisë edhe ardhja e çarterave të parë, kryesisht nga vendet skandinave, Polonia, Çekia, Ukrahina etj.

Prej gati 3 javësh opertorët turistikë dhe drejtuesit e njësive të akomodimit janë njohur edhe me protokollin e masave që duhet të zbatohen për të frenuar përhapjen e COVID-19.