Poetja Luljeta Lleshanaku merr çmimin  ”Poeti Evropian i Lirisë”

14

VARSHAVE – Poetja brilante shqiptare, Luljeta Lleshanaku është vlerësuar me çmimin  ”Poeti Evropian i Lirisë”, sipas portalit europejskipoetawolnosci.pl.

”Kemi kënaqësinë të informojmë se poetet evropiane të lirisë 2022 janë Marianna Kiyanovska (Ukrainë) me ‘The Voices of Babyn Yar’ dhe Luljeta Lleshanaku me ‘Ujë dhe Karbon”, ka deklaruar juria.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të bëhet më 10 qershor gjatë Festivalit Evropian të Poetit të Lirisë (9-11 qershor 2022).

”Ujë dhe Karbon” nga Luljeta Lleshanaku

Libri me poezi ”Ujë dhe Karbon” është një kryevepër. Struktura e tij e saktë dhe ekonomia e jashtëzakonshme e fjalëve vetëm sa e shtojnë përshtypjen e përsosmërisë. Poetja është  poliedrike duke kombinuar përvoja të ndryshme në punën e saj dhe jo vetëm të sajën dhe duke e bërë poezinë e saj tërheqëse universalisht. Ajo tingëllon si një kristal i pastër dhe i patëmetë, sipas jurisë.