Poezitë e Naim Frashërit, botohen në frengjisht nga artisti shqiptar

78

Artisti Enris Qinami, i cili jeton prej më shumë se 20 vitesh në Francë, ka zhvilluar një event në Paris ku ka prezantuar për herë të parë në Francë librin e Naim Frashërit “Poezi të shpirtit”.

12 poezi të Naim Frashërit, një prej shkrimtarëve më të shquar të Rilindjes janë përkthyer në frëngjisht nga artisti Enris Qinami.

Promovimi i librit “Poezi të shpirtit”, është zhvilluar edhe në Shkodër në muajin gusht të këtij viti.

Artisti ushtron profesionin e tij, si pedagog muzike dhe është një përfaqësues i zhanreve tradicionale muzikore shqiptare.