Shërbimet e stacionit të Policisë Orikum shpëtuan dy turistë gjermanë në Gjirin e Gramës, të cilët kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë.
Policia informoi se kërkimet disaorëshe gjatë mesnatës dhe transportimi me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, finalizuan me sukses angazhimin e shërbimeve për të ndihmuar këta 2 turistë.
Pas lokalizimit dhe gjetjes, të 2 turistët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim ofrimin sa më të shpejtë të asistencës mjekësore.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se, të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët gjermanë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.
/ata.gov.al