Fermerët e Lushnjës, prodhimi i serrave i kontraktuar për shitje

4

Fermerët që prodhojnë perime në serra në Lushnjë kanë arritur që përpara mbledhjes së produkteve të tyre, t’i kenë të kontraktuara për shitje. Ata shprehen të kënaqur, pasi siç thonë vetë cilësia e prodhimit i garanton shitjen.

Kjo është periudha e mbledhjes  së perimeve në serra dhe të gjitha prodhimet janë të kontraktuara për shitje.

Ky vit duket se është i mbarë për të gjithë kultivuesit në zonën e Kosovës së Vogël në Lushnjë. Lulëzim Ibrushi dhe Aurel Zgjana, po vjelin në serrat e tyre domaten, bishtajën dhe specin.

Ata thonë se interesi për prodhimet e zonës ka qenë i madh, madje këtë vit tregu ka kërkesa të shumta si për eksport edhe për vendin.

Kërkesat për domaten, specat, bishtajat dhe kastravecin janë të shumta, ndërsa nuk është nevoja që prodhuesit të gjejnë tregun por këtë vit tregtarët po kërkojnë fermerët.

Për herë të pare deri më tani asnjë nga produktet perimore nuk po tregtohet nën 100 lekë për kg.

Zona e Kosovës në Lushnjë ka arritur të shesë të gjithë prodhimin dhe kultivuesit kanë rritur cilësinë duke zgjedhur varietetet më të mira.

/ata.gov.al