Porti i Durrësit, marsi nis me përpunimin e 5 anijeve

17

Dita e parë e marsit në portin e Durrësit nisi me përpunimin e 5 anijeve tregtare me rreth 7,600 tonë mallra dhe 1,162 njësi kontejnerike.

Sipas Autoritetit Portual Durrës po përpunohen 3 anije me 5.075 tonë mallra dhe 867 njësi kontejnerike, anije me 2.500 tonë mallra ndodhet në radën portuale dhe 1 anije me 295 njësi kontejnerike është në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.

Referuar të dhënave statistikore të Autoritetit Portual Durrës (APD), volumet e përpunimit të njësive kontejnerike për vitin 2023 kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në masën 38 %, në raport krahasimor me vitin paraardhës.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/ata.gov.al