Porto Palermo Festival

9

Çdo fundjavë, nga 14 korriku në 14 gusht zhvillohet Porto Palermo Festival.

Porto Palermo mirëpret vizitorët çdo fundjavë nga 14 korriku në 14 gusht me tingujt e ëmbël të violinës së Olen Cesarit dhe të shumë artistëve të tjerë.

Magjia e artit në një perlë të natyrës si Porto Palermo, që vjen edhe si ndërgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit detar si mishërimi më i bukur në këtë sezon veror të turizmit të qendrueshëm.

“Çdo fundjavë, nga 14 korriku në 14 gusht, Porto Palermo ju mirëpret me tingujt e ëmbël të violinës së Olen Cesarit dhe të shumë artistëve të tjerë, duke u konsoliduar për bukuri në kalendarin turistik veror, që tani e gjeni në aplikacionin TEA”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në një postim në rrjetet sociale.

/ata.gov.al